Një nga deklaratat e Luli Bashës dje ishte ajo që kishtë të bënte me grupin prej 6 vetash që deklaruan se për të mirën e integrimit, do votojnë amendamentet e kodit zgjedhor pa ndryshuar sistemin.

Ja çfarë tha Luli Basha:

“Asnjë nga personat që zunë vendet e opozitës nuk përfaqëson asnjë parti të koalicionit opozitar, por vlerësoj qëndrimet e tyre të shprehura dje, si një shërbim ndaj interesit publik dhe zbërthim të qartë të çmendurisë së Edi Ramës“.

Këtë tha Luli Basha!

Ata të 6 që kanë filluar agjerimin në Kuvend dhe që besojnë se Luli do i ringjalle tek listat e qershorit, me sa duket nuk qenkan fare në “listën” e Lulit!

Fjalori i përdorur në fakt i ngjasonte atij që ofrohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ata deklaruan se e bëjnë për integrimin! Të besosh se Luli Basha do të të ringjallë, është gjë e rëndë në fakt. Por Luli nuk u doli për zot! Ruana Zot! Mos vallë ata të gjashtë po e presin ringjalljen nga LSI?!?! Paska edhe më keq! Dhe më e keqja është që ta besosh në ringjalljen nga LSI. Nëse nuk janë paguar me CASH, i këshillojmë të nxitojnë. Se andej nga LSI nuk kalon asnjë lloj integrimi. Ata sot po punojnë që të hyjnë vetë tek lista e Luli Bashës. Vështirë që të ketë vend për të gjjithë. Se Kuvendi 140 karrige ka! Dhe nuk është çudi që me ndryshimet kushtetuese të bëhen 100!