Deputeti i opozitës Halit Valteri ka folur sot kundër Avokatit të Popullit dhe titullares së tij, Erinda Balanca, të cilën e quajti “avokaten e 17 majit dhe avokaten e Bashës”, referuar marrëveshjes së bërë aso kohe me Ramës dhe kryedemokratit.

“Xhepat e shqiptarëve janë grabitur nga çdo qeveri në 30 vjet, pa i bërë dallim, kurse në anën tjetër rriten shpenzimet e luksit, shumëfishohen dietat dhe financohen aktivitete të padobishme që të xhirohen paratë e buxhetit.

Avokatja e Lulit, jo që s’ka bërë asnjë punë, por titullarja e institucionit avokatja e 17 majt, është shumë larg pritshmërive nga ajo që pritej kur u vendos. Ka administratë të politizuar që nuk kanë lënë asgjë gjurmë.

Avokati i Popullit se vetëm për popullin nuk kanë punuar, është një pushtet që iu dhurua PD dhe janë aty falë dhuratës pa asnjë meritokraci”- tha ai.

Valteri tha se ky institucion merr nga taksat e shqiptarëve çdo vit 1.3 milionë euro. “Për çfarë paguhen këto, për rroga, udhëtime, dieta, sepse veprimtaria dhe ndikimi është zero me xhufkë, nëse nuk mbron të drejtat e qytetarëve që nëpërkëmbet nga shteti, drejtësia, të fortët, për ca e paguajmë ne sa qimet e kokës këtë. E përdori ai që rri këtu pas, si qokë për mikun e vet, Lulzim Bashën, produkti i 17 majit 2017”.