Aktori i njohur turk Erkan Kolçak Kostendil ose siç e njohim të gjithë nga roli i tij “Vartolut” në serialin “Çukur”, prej kohësh është kthyer në një nga aktorët e preferuar të kinematografisë turke. Së fundmi një lajm i mirë vjen prej tij, pasi mediat vendase shkruajnë se është bërë baba, pasi bashkëshortja e tij e ka sjellë në jetë ditën e djeshme një djalë.

Erkan dhe bashkëshortja e tij Cansu Tosun kanë vendosur ta quajnë të voglin Marsel, zgjidhje kjo e menduar muaj më përpara dhe gjatë periudhës së ëmbël bashkëshortja e aktorit ka postuar shpesh foto me barkun e rrumbullakosur. Çifti janë shprehur shumë të lumtur që do bëhen prindër dhe tani po shijojnë ditët e para me ëngjëllin e tyre.

 

View this post on Instagram

 

?

A post shared by Erkan Kolçak Köstendil (@erkankeka) on