Gareth Bale është kapur nga kamerat televizive duke u tallur sërish me Real Madridin, përderisa ishte i ulur në bankën rezervë për ndeshjen e së hënës kundër Granadas.
Uellsiani i bëri shumë tifozë të qeshin dhe i zemëroi shumë tifozë të Real Madridit në fundjavë, kur e pësoi maskën kundër koronavirusit për t’i mbuluar sytë dhe për ta bërë një sy gjumë, teksa ishin ulur në stol gjatë ndeshjes kundër Alaves.
30-vjeçari tani po gjen mënyra të reja për ta argëtuar veten në stolin e Real Madridit dhe të hënën ai e gjeti një mënyrë të re – e shikoi ndeshjen përmes “dylbive” të bëra me duar. Vetëm rreth 15 minuta pas fillimit të ndeshjes, ai e kishte kapur një role të shiritit për lidhjen e kyçit të këmbës dhe kishte filluar të “kërkonte” diçka me dylbitë e tij të rreme/
Tifozët kanë reaguar ndaj këtij veprimi të Bale dhe, përveç atyre të Real Madridit, tifozët janë shprehur të kënaqur me përkushtimin e uellsianit për të gjetur të bëjë gjithçka përveç se të luajë për Real Madridin.