Lulzim Basha ka qene sot ne kullen e Isa Boletinit ku ka folur me pasardhesit e figures historike, ne Boletin. Por, teksa Basha komunikonte me Gazmend Boletinin, ky i fundit i thote se “sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë. Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë.” Basha i perhumbur i thote “Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë i emocionuar!”

Me poshte dialogu:

Gazmend Boletini: Ne e kemi menduar eskluzivitet për ta dhuruar dhuratë flamurin e Isa Boletinit.

Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë!

Gazmend Boletini: Ky flamur është ngritur më 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluar kryengritja e përgjithshme, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë. Shqiponja është origjinale e kohës. Duke falenderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes, që ka bërë disa kopje, një nga ata do ta trashëgosh ti ishallah, sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë. Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë.

Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë i emocionuar!