Edi Rama i drejtohet Lulzim Bashës duke i thënë se u nxitua me vendimin për të refuzuar ftesën për t’u ulur në tryezë për të integruar ndryshimet kushtetuese për listat dhe koalicionet në Kodin Zgjedhor. E ndërsa e fton sërish që të reflektojë, Edi Rama i bën edhe një paralajmërim se nuk do ta presë gjatë.

“Lulzim Basha reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kë rcënimet për kon flikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit. Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra,duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur. 5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor,ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun!Ta bëjmë së bashku e mos harro,s’presim dot gjatë!” shkruan Rama.