Kryeministri Edi Rama akuzoi qeverinë e kaluar për projektet infrastukturore të cilat i konsideroi “të lëna rrugëve” dhe të ndërtuara pa leje. Akuzën e shoqëroi përmes shprehjes: Ne jemi atdheu i Shën Thomait po nuk prekëm nuk besojmë.
Kryeministri Rama e bëri këtë deklaratë sot gjatë prezantimit të planit të rindërtimit për zonën e Kombinatit në kryeqytet, ndër zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të viti të shkuar.
“Ne nuk futemi në kantier si hordhi ndërtuesish. I falet njerëzve dhe familjeve ajo që ka ndodhur në Shqipëri në vitet 90 por jo shtetit dhe familjes që kanë ndërtuar pa leje.”, tha kryeministri i cili në fund të fjalës së tij shtoi se shpreson që kantirëve të rindërtimit t’i jepet sa më shpejt jetë, madje tha se “ne jemi atdheu i Shën Thomait, po nuk prekëm nuk besojmë”.
Projekti i prezantuar sot për Kombinatin parashikon akomodimin në banesa të reja për 20 mijë e 500 banorë. Aty do të ndërtohen gjithashtu 4 institucione arsimore, 9 pika social kulturore dhe 5 sheshe publike.