Shefja e Epidemioligjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino është shprehur se klubet e nates dhe diskot janë ambiente me risk të lartë sa I përket përhapjes së virusit. Bino deklaroi se me vendimin e sotme për mbylljen e ketyre aktiviteteve do të parandalohen grumbullimet dhe si rezultat edhe infektimi me COVID-19.
“Ne kemi propozuar një sërë masash për ndalimin e grumbullimeve të qytetarëve, me qëllim parandalimin e infeksionit. Klubet e natës dhe diskot janë aktivitete me risk të lartë ndaj dhe janë ndaluar”, tha Bino. Gjatë një interviste për ABC News, Bino theksoi se ky vendim është marrë si masë e nevojshme pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, rritjes së numrit të shtirmeve në spital dhe numrit të vdek jeve.
Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare. Sipas këtij akti, në të gjithë mjediset e shërbimeve muzika do të lejohet deri në orën 20:00. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.