Juventusi ka fituar me lehtësi derbin ndaj Torinos me rezultatin 4-1. Një sfidë që u zgjidh shumë shpejt nga skuadra e trajnerit Maurizio Sarri. Mirëpo më shumë se fitorja vlen të theksohet edhe një detaj, pjesëmarrja e Buffonit në fushë.Ndeshja e sotme ishte jubilare për Gigin, pasi u bë lojtari me më shumë ndeshje në Serie A duke kaluar Paulo Maldinin me 648 sfida të luajtura.