Nëse deri tani ishim mësuar ta shihnim me flokë në ngjyrë të errët, Dhurata Dora ka menduar se është koha për disa ndryshime. Me rritjen e temperaturave, vajzat shqiptare kanë marrë një look më veror dhe Dhurata u kthye në një bjonde super seksi.

Ajo ka ndarë në Instagram foto me pamjen e re, e cila na fiksoi të gjithave! Fansat e kanë pëlqyer look-un e ri të këngëtares, me të cilin duket se do ta shohim gjatë gjithë verës.


Aktualisht, këngëtarja po shijon suksesin e këngës së saj “Ferrari” e cila u lançua vetëm një javë më parë dhe numëron deri tani 5 milion klikime në Youtube.