Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim në Tiranë, Kryetarin e Skënderajt, z. Bekim Hamëz Jasharin dhe Kryetarin e Drenasit, z. Ramiz Tushë Lladrovcin. Biseda u përqëndrua në punën e bërë prej Kryetarëve në zemër të Drenicës, drejtësinë e pastërtinë e lu ftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rëndësinë e patjetërsueshme të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, në një reagim në Facebook lidhur me takimin, Cakaj theksoi se pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe domosdoshmëria e ruajtjes së shumicës shqiptare në Bujanoc. Kjo e fundit, sipas Kryediplomatit Cakaj, është edhe detyrë historike edhe nevojë institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës. “Sakrifica sublime e familjes Jashari e Lladrovci ndër breza për lirinë e Kosovës duhet të shërbejë si burim frymëzimi për gjithë shqiptarët kudo ndodhen.”- përfundoi reagimin e tij Ministri në detyrë Cakaj.