Sipas Partisë Demokratike, “thesët e miellit” kanë qenë një ndër alternativat më të zakonshme të Lëvizjes Socialiste për Integrim për blerjen e votave. Referuar raportimeve të vitit 2017 nga gazeta zyrtare e “selisë blu”, Ilir Meta ak uzohej se ishte duke shpërndarë thesë mielli në këmbim të votave.

Ndër të tjera, gazeta Rilindja Demokratike shkruante: “Deputeti aktual i LSI, njëkohësisht kandidat për këtë forcë politike në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, është kapur në flagrancë teksa po shpërndante miell për banorët e komunitetit rom. Mielli është shpërndarë në lagjen “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastrës në këmbim të votave nën kujdesin e drejtorit të Policisë Bashkiake të Gjirokastrës që drejtohet nga LSI. Media lokale “Jugunews.net”, ka publikuar foton ku duket deputeti i LSI-së teksa u shpërndan miell banorëve të komunitetit rom në Gjirokastër. Foto është shkëputur nga një takim i datës 2 qershor që kandidati ka zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës. Në foto duket se komuniteti rom pret rradhën për të marrë thasët me miell që shpërndahen, të cilat ndodhen në krah të kandidatit tek një furgon i bardhë.

Furgoni i bardhë pas krahëve të Tavos ka qenë i tejmbushur me miell ku iu është shpërndarë sipas nevojave, familjeve të varfëra rome në lagjen “Zinxhira”. Ndërkohë që pas krahëve të Tavos me shigjetë të kuqe, qëndron Gramoz Llapi drejtor i Policisë Bashkiake. Banorët romë vështrimin e kanë pingul në drejtim të duarve të Tavos, ndërkohë që ngelet mister nëse gjatë këtij momenti, Tavo ka shpërndarë të holla apo jo. Shpërndarja e miellit është një praktikë e Tavos dhe LSI në këmbim të votës, duhet të penalizohet. Ndryshimet e fundit në Kodin Penal, ndëshkojnë deri në 7 vjet burg, blerësit e votës.

Një ditë më parë, deputeti i LSI, Gledion Rehovica dhe drejtori i Spitalit të Beratit, Idlir Frashëri janë denoncuar për blerje votash. Bëhet e ditur se, drejtori Rajonal i Spitalit të Beratit, Idlir Frashëri dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica janë vënë nën hetim nga policia, pasi me disa punonjës të tjerë të këtij spitali, ak uzohen për “kor rupsion aktiv në zgjedhje”.

Gjithë administrata e LSI, fushatë në orarin zyrtar  LSI është hedhur në sulm me të gjitha mënyrat për të fituar votat e 2013 që nxorën Tavon deputet. “Jugunews.net” ka publikuar një foto ku duken punonjësit e administratës publike në institucionet që ka në varësi LSI, ku ditën me diell dalin dhe bëjnë fushatë pa asnjë lloj problemi në orar të punës në favor të subjektit të tij politik.

Gazeta identifikon me radhë punonjësit e shënuar në foto, të cilët gëzojnë poste publike në administratën shtetërore në rrethin e Tepelenës. Me rreth të kuq është Lorena Mita, shefe e Prokurimeve në Spitalin e Tepelenës. Me rreth portokalli, Eglantina Cicollari infermiere urgjence në Qendrën Spitalore të Memaliajt. Me rreth ngjyrë blu, Zana Saka sporteliste e Postës Shqiptare në Filialin e Memaliajt. Me rreth të verdhë, Aziz Velaj infermier në DSHP të Tepelenës. Pra, siç shihet, të gjithë punonjësit e konstatuar janë në marrëdhënie pune në Spitalin e Tepelenës, Postës Shqiptare të Filialit Memaliaj dhe Drejtorisë së Shëndetit Publik në Tepelenë. Të gjithë personat e përmendur, janë fotografuar gjatë orarit të punës teksa shoqëronin në fushatë elektorale kandidaten e LSI për deputet, Ediola Pashaj”, shkruhej ndër të tjera në artikullin e botuar nga organi zyrtar i Partisë Demokratike. (TemA)