Lulzim Basha deklaroi këtë të premte, se Edi Rama i ka dërguar njerëz për pazar.
Sipas Bashës, Rama i ka kërkuar që Basha të bëhet kryeministër dhe ai president, me kusht që të mos hyjë në zgjedhje me koalicion.
Por, për ta bërë qesharake deklaratën e Lulzim Bashës, ka menduar Çlirim Peka, që thotë se një mesazh të tillë, Rama në fakt ia paska dërguar edhe Ilir Metës.
“Nga ana tjetër unë po tregoj edhe një gjë tjetër: Rama i ka dërguar mesazh edhe Metës, të ikë Monika nga koalicioni me Bashën dhe ti kryeministër e unë president”, ka thënë Peka, duke menduar se po zbulonte diçka që e përkeqësonte pozitën e Ramës, por nga budallalliku, thjesht ka bërë qesharak Bashën.
Se vështirë ta besojë njeri, që Rama paska dalë rrugëve dhe kërkoka me patjetër që të bëjë kryeministër dikë tjetër.