Moderatorja Rudina Magjistari ka vendosur që të ndryshojë modelin e flokëve.

Ndryshe nga sa jemi mësuar që ta shohim me flokët e drejta, ajo ka vendosur që të kthehet në një kaçurrelëse, dhe duket se zgjedhja që ka bërë është shumë e mirë, pasi i shkojnë shumë.

Ka qenë vetë moderatorja që ka publikuar foton e saj, duke pyetur ndjekësit nëse i shkon modeli i ri i flokëve ose jo. E sigurisht që komentet kanë qenë mjaft pozitive, me moderatoren që duket mjaft bukur me modelin e ri.