Mbretëria e Bashkuar nuk do të bashkohet me skemën e vaksinave të Covid-19 të BE-së ka thënë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në BE Sir Tim Barrow. Sir Tim tha nëse Mbretëria e Bashkuar do të bashkohej me këtë skemë nuk do të kishte asnjë të drejtë për vendimet përfshirë çmimin ose me cilin prodhues do të negociojnë.

Vendimi për të mos marrë pjesë në programet e BE-së për të marrë ventilatorë dhe pajisje mbrojtëse personale, edhe pasi Britania u përball me mungesa në fillim të shpërthimit, shkaktoi një mosmarrëveshje nëse ministrat po vendosnin ideologjinë e Brexit për të shpëtuar jetë.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu do të jetë në gjendje të “ndjekë negociata paralele me furnizuesit e mundshëm të vaksinave”, tha ai në letrën e tij para Komisionit Evropian. Skema e BE-së synon të sigurojë furnizimin e vaksinave të mundshme të koronavirusit. Komisioni Evropian planifikon të bëjë marrëveshje me prodhuesit e vaksinave në emër të shteteve anëtare të bllokut, si pjesë e programit shumë milionëshe.

Në këmbim të së drejtës për të blerë një numër të caktuar të dozave të vaksinave në një kornizë kohore dhe çmimit të dakorduar, Komisioni do të financojë një pjesë të kostove të prodhuesit të vaksinave, raporton BBC. Duke reaguar ndaj raporteve të mëparshme, Mbretëria e Bashkuar do të heqë dorë nga iniciativa, Ëellcome Trust tha se vendet “urgjentisht” duhet të punojnë së bashku për të prodhuar një vaksinë anti-covid.

Sir Tim tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do të marrë pjesë sepse “nga Mbretëria e Bashkuar do t’i kërkohej të ndalonte negociatat e saj me prodhuesit me të cilët BE filloi negociatat”. Ai tha se komisioni gjithashtu kishte konfirmuar se “nuk ishte e mundur për Mbretërinë e Bashkuar të ketë një rol në vendimet për formësimin e qeverisë mbi të cilat prodhuesit të negociojnë, ose çmimin, vëllimin dhe orarin e dorëzimit të negociuar”.