Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi sot se do të investohen në dy vite 2020-2021, rreth 1 miliard dollarë për ndërtimin e banesave, shkollave dhe infrastrukturës, në kuadër të programit për rindërtimin pas tërmetit.

Në dy vite, një kombinim midis burimeve të brendshme, buxhetit të shtetit dhe donatorëve do të investohen rreth 1 miliard dollarë, ose më shumë se 7% e PBB”, deklaroi ministri gjatë një takimi në bashkinë e Durrësit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Investimet tha ai, do të kenë një efekt të drejtëpërdrejtë në përmirësimin e ambienteve urbane dhe jetës së qytetarëve.