Kryetari i Komunës së Drenasit, dhe ish-deputeti i Kosovës Ramiz Lladrovci nuk ka mundur të parë pjesë në ditën më të rëndësishme të djalit të tij.Djali i tij Driloni ka kurorëzuar dashurinë ditën e sotme me të fejuarën Elenën, por Ramiz Lladrovci nuk mundi të ishte prezent.Ai ka shfaqur shenja te Covid-19 dhe për këtë arsye është vetizoluar.Sakaq, Kryetari i Komunës së Drenasit me anë të një postimi në rrjetete sociale i ka uruar çiftit lumturi.
“Sot është ditë e shënuar në familjen tonë! Djali im i dytë, Driloni me Elenën kanë vënë kurorë. Elenës dhe Drilonit i dëshiroj lumturi dhe gjithmonë të vazhdojë dashuria e tyre. Për shkak të kushteve të vetizolimit, nuk mora pjesë në ceremoni, por, mendja dhe zemra ime ishte me ta, ashtu siç ishin edhe bekimet e Babës Tush e Nënës Ki për çiftin. Ju duam Elenë e Drilon, paçi gjithmonë lumturinë,” shkruan Lladrovic në postimin e tij.