Italian prime minister, Giuseppe Conte at the Senate during a debate on further measures to combat the spread of Covid-19, Rome, Italy, 28 July 2020. ANSA/FABIO FRUSTACI

“Zgjatja e gjendjes së jashtëz akonshme nuk është “një gjest autoritarizmi, është një masë legjitime dhe e pashmangshme sepse virusi vazhdon të qarkullojë”. Kështu, kryeministri italian Giuseppe Conte, zyrtarizoi vendimin e qeverisë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në 15 tetor në vend për shkak të pandemisë së Covid-19.

Rezoluta u votua nga Parlamenti të martën, raporton agjencia e lajmeve “Ansa”. Sipas kryeministrit Conte, “në këtë mënyrë vendi do të jetë më i sigurt.” “Bashkë me kurbën e transmetimit, impakti i Covid-19 në shërbimin kombëtar shëndetësor është reduktuar në mënyrë të konsiderueshme, dhe kjo na inkurajon ne, të dhënat na tregojnë se vir usi vijon të qarkullojë në vendin tonë,” u shpreh ai.