Kryeministri Edi Rama u bëri sërish apel sot qytetarëve që të përdorin maskën kur hyjnë në ambiente të mbyllura, si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Kreu i qeverisë publikoi sot disa foto me pamje nga mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv, ndërsa tha se me mbajtjen e maskës mbrojmë veten dhe të tjerët.

“Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar të mbroni veten, njerëzit e dashur si dhe t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve duke zbatuar këtë masë të thjeshtë në çdo mjedis të mbyllur, ju uroj ditë të mbarë”, shprehet Rama. Përdorimi i maskës në mjedise të mbyllura publike ul me 70% përhapjen e infeksionit COVID-19.