Dy lojtarët e Partizanit, të cilët rezultuan të parët me Korona virus, Deian Boldor dhe Besnik Ferati tashmë e kanë kaluar virusin dhe janë të pastër. Kjo konfirmohet nga vetë klubi i kuq, që njofton se pas testit të dytë të kryer ditën e premte të dy lojtarët kanë rezultuar negativë dhe e kanë kaluar përfundimisht virusin.
Njoftimi i Partizanit: FK Partizani njofton se dy lojtarët e skuadrës, të cilët rezultuan të parët pozitiv me CODIV-19, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë dalë negativ. Të dy pjesëtarët e ekipit në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, ditën e premte i janë nënshtruar testit të dytë dhe nga përgjigjet e ardhura kanë rezultuar negativ.