USAID/Albania ka dorëzuar 29 mijë teste pranë Institutit të Shëndetit Publik.Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ambasada Amerikane ka bërë me dije se që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarësh ndihmë me qëllimin për të luftuar pandeminë.

“USAID/Albania dorëzoi 29,000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik, si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, në përgjigje të pandemisë së COVID-19.Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihmë nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe USAID, posaçërisht me qëllimin për të luftuar pandeminë.”, thuhet në mesazhin e ambasadës.