24 Korrik/ Task- Forca anti-COVID ka vijuar punën në terren me masa të shtuara për kontrollin dhe monitorimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19. Në 24 orët e fundit Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1469 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Nga kontrollet janë marrë në total 5 masa administrative: 3 masa administrative me gj obë në bar-kafe dhe 2 vendime të ndërmjetëm për pe zullim të aktivitetit në institucione publike. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Berat, Shkodër, Tiranë.
Në total gjatë kësaj periudhe (të epidemisë) janë kryer mbi 124 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur 490 masa administrative me gjobë dhe pezullime aktiviteti për subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve për parandalimin e SARS COV2. Në ditët e fundit rreth 30 individë janë gjobitur për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura.
Ministria e Shëndetësië u kërkon bizneseve të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë dhe vendimin e ri të Qeverisë, i cili ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, etj, si dhe ndalimin e muzikës për të gjitha aktivitetet pas orës 20:00. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin social, masat e higjenës dhe vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura. MSHMS bën apel të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët. Detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura. Çdo shkelje do të konsiderohet me rre zik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.