Task- Forca anti-COVID ka vijuar punën në tërren me masa të shtuara për kontrollin dhe monitrorimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.
Në 24 orët Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1584 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Nga kontrollet janë marrë në total 4 masa administrative: 2 masa me gjobë në furrë buke, call center dhe 2 masa administrative për pezullim aktiviteti në fasoneri dhe institucion publik; Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarkun Tiranë, Dibër, Gjirokatsër, Fier. Në total gjatë kësaj periudhe janë kryer rreth 112 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur mbi 400 masa administrative.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtese, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.