Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar të dhënat tronditëse nga ekspertiza për ngjarjen h.orror në Kombinat ku nënë e bijë u vetëf.lijuan, ndërsa vajza tjetër u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Klodiana Lala raporton, se ekspertiza paraprake e mjekësisë ligjore për trupin e pajetë të 30-vjeçarjes Anisa Josifi ka zbuluar se ajo ka ndërruar jetë 15 muaj më parë.
Sipas ekspertëve, trupi është mumifikuar sepse është mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë.
Këtë e ka konfirmuar dhe vajza tjetër, 34-vjeçarja Blerta Josifi e cila ndodhet në spital. Blerta ka deklaruar se ajo dhe nëna kanë refuzuar çdo gjë, ushqim, ujë, etj për 40 ditë.
“Nëna vdiq, unë mbijetova”, i tha policisë 34-vjeçarja. Policia hyri nga dritarja e banjës ditën e djeshme në banesën e tyre sepse ballkoni ishte mbyllur me kangjella hekuri.