Nga e shtuna, Danimarka do të hapet për udhëtime në dhe nga e gjithë Suedia, njoftoi sot Ministria e Jashtme daneze. Në fillim të këtij muaji, Danimarka lejoi udhëtimin nga disa rajone të Suedisë, përfshirë rajonin jugor të Skane-s, që përfshin qytetin e tretë më të madh të Suedisë, Malmo-n. “Listës së vendeve drejt dhe prej të cilave lejohet udhëtimi, i shtohet edhe Portugalia, që ka shënuar nivele mjaft të ulëta të infektimeve”, deklaroi Ministria e Jashtme.
Vizitorët në Danimarkë duhet të tregojnë se kanë një prenotim të paktën gjashtë netë në një hotel, vend kampingu ose në një shtëpi pushimi. Danimarka aplikon një normë të pranuar prej së paku 20 infektimesh të reja me COVID-19 për 100 000 banorë në javë, por gjithashtu merr parasysh edhe tendencat e përgjithshme.