Kapiteni legjendar i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ditën e sotme feston ditëlindjen e 37-të. Në këtë ditë të rëndësishme, ai mori urime të shumta nga miqtë, kolegët e po ashtu edhe nga admiruesit e tij jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë. Megjithatë, një urim i veçantë nuk mungoi as nga bashkëshorja e tij, Monica, me të cilën është i martuar prej vitesh.
“Urime jeta ime! Gëzuar ditëlinjen! “I bukur aq sa të lë pa frymë, i sinqertë akoma si shumë pak njerëz, i durueshëm me njerëzit që do. Familja jote të do shumë, urime ditëlindja jeta ime”, kanë qenë fjalët e saj. Çifti tashmë gëzojnë një jetë të lumtur së bashku dhe janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2014.