Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, vijoi turin e komunikimit me bizneset nëpër Shqipëri, duke dëgjuar shqetësimet e sipërmarrjes dhe diskutuar me ta për të adresuar së bashku sfidat e këtij viti, në kushtet e situatës që ka krijuar pandemia COVID-19.

Ministrja Denaj shprehet se, potenciali i ekonomisë dhe i njerëzve punëtore të këtij vendi, do na ndihmojnë të përshpejtojmë rimëkëmbjen. Sipas saj, lehtësirat fiskale dhe mjetet për të nxitur biznesin dhe sipërmarrjen në rajone, janë disa nga instrumentet e Qeverisë pas hapjes së ekonomisë.

Ministrja Denaj dhe ekipi i përfaqësuesve të institucioneve të linjës, janë çdo ditë në terren, nga jugu në veri të vendit, pranë çdo biznesi të vogël, familjar dhe sipërmarrje të madhe, për të komunikuar, informuar dhe diskutuar për përpjekjet e përbashkëta në kapërcimin e sfidave që ka sjellë situata e COVID -19.