Zbulohen të tjera detaje për godinën e blerë nga Shkëlzen Berisha, me shifrën marramendëse prej 1.8 milionë euro. Gazeta Shqip ka mësuar se ky objekt i pozicionuar në afërsi të Gërdecit, fillimisht është ndërtuar nga ish-kryebashkiaku i Vorës, Fiqiri Ismaili, i zgjedhuri i përhershëm i PD-së si kandidat për këtë bashki që njihej si bastion i demokratëve. Më pas objekti i është shitur një biznesmeni të njohur nga Fieri. Godina, që ka brenda një fabrikë, ka vlerë rreth 4 milionë euro, por sipas kontratës së shitblerjes rezulton të jetë nën çmimin e tregut.
Në këtë fabrikë, Gazeta Shqip ka mësuar se do të përdoret për ambalazhimin e frutit të boronicave me qëllim për t’i eksportuar jashtë Shqipërisë. Pikërisht ky është edhe biznesi i ri i djalit të ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha, ku sipas burimeve, ai ka krijuar edhe monopolin e grumbullimit të këtij fruti. Kjo tregon se familja Berisha nuk ngopet, duke i marrë i këtij vendi çdo gjë, deri tek boronicat dhe vetëm për përfitim personal. Prona dhe biznesit që do të ngrihet nga Berisha është afër zonës së Gërdecit, vendit që disa vite më parë gjatë qeverisjes së PD-së në mars të 2008-ës pati një shpë rthim të fuqishëm nga demontimi të munic ioneve humbën jetën të paktën 28 persona dhe pati qindra të pla gosur. Pikërisht kjo fabrikë demontimi dyshohej se kishte lidhje edhe me familjarët e ish-kryeministrit Berisha, ku gjatë hetimeve u përfol edhe emri i Shkëlzen Berisha në këtë tra fik të armëve. Hetime këto që u zgjeruan përtej Atlantikut mbi këtë aferë trafi kimit ndërkombëtar të ar mëve, por që Berisha ia hodhi paq.