Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 15ºC në 38ºC, në zonat e ulëta nga 21ºC në 34ºC dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 35ºC. Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 14ºC deri në 25ºC dhe në zonat e ulëta nga 19ºC në 28ºC.