Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por që në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18ºC në 30ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 37ºC. Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here mund të zëvendësohet me reshje të izoluara. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 17ºC deri në 31ºC dhe në zonat e ulëta nga 22ºC në 34ºC.