Megjithëse po shijojnë prej kohësh romancën me njëri-tjetrin, Donald Veshaj dhe Bora Zemani vendosën ta bënin vetëm së fundmi publike marrëdhënien e tyre. Në llogaritë e tyre në Instagram ata publikuan po za të ëmbla me njëri-tjetrin, të cilat kanë bërë këto dy ditë xhiron e rrjetit.

Mirëpo nuk ka mbetur me kaq!

I ftuar në “Kurthin e Piter Pan” mbrëmjen e kaluar, Donaldi bëri si rrallëherë një deklaratë publike dashurie për Borën. I pyetur nga vogëlushët nëse e do partneren e tij, aktori u përgjigj:

“Po, vd es për Borën!”, duke i shkrirë zemrat publikut