Çdo shenjë e horoskopit ka diçka që duhet të mësojë për t’u përmirësuar, por edhe për të lehtësuar veten. Këto janë disa nga këshillat:
Dashi: Si shenjat më të nxituara të horoskopit, Dashi duhet të kuptojë që qetësia është një virtyt i cili do t’ju shërbejë shumë.
Demi: Me shijen e tyre të rafinuar bëjnë mirë të kujtojnë që ka njerëz përreth që duhen ndihmuar ndaj dhe mund të ulin pak shpenzimet e tepërta.
Binjakët: Qetësia dhe paqja janë dy nga gjërat që për Binjakët është shumë e vështirë t’i kenë njëherësh, por do të ishte shumë mirë sikur të mundoheshin.
Gaforrja: Janë shumë të zotët për të krijuar mure mbroJtëse për të ndaluar personat e padëshiruar.Por shpesh herë duhet të lejojnë miqtë të qëndrojnë pranë tyre.
Luani: E duan shumë veten aq sa harrojnë që të ndajnë dashurinë! Kini kujdes sepse dhe dashuria është reciproke.
Virgjëresha: Janë shumë perfeksioniste, aq sa nuk tolerojnë asnjë kaos në jetën e tyre. Kuptojeni që jeta është një rrëmujë e bukur ndaj dhe duhet të toleroni nga pak.
Peshorja: Është e vërtetë që shihni anën e mirë të çdo situate, por kjo duhet të jetë një ndihmë që ju të bëni zgjedhje më të lehta dhe jo të mendoheni kaq shumë!
Akrepi: Shenja që mban mëri më shumë se të gjitha, ndonjëherë duhet t’i lini gjërat të shkojnë. Në këtë mënyrë do të liroheni nga pesha e madhe që mbani.
Shigjetari: Është një shenjë e zgjuar dhe e ndershme, por ndonjëherë mendimet duhet të thuhen pak më butë dhe qetë, kështu askush nuk do t’ju mbajë mëri për mendimet tuaja të sinqerta.
Bricjapi: Punë punë dhe vetëm punë nuk është githmonë diçka e mirë për biznesin tuaj, ndaj dhe duhet pak hapsirë për “Lojrat”
Ujori: Dhe pse dallohen si shenja më e shkëlqyer dueht që ndonjëherë të jenë më të përulur dhe me këmbë në tokë.
Peshqit: Duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi vetes dhe qëllimeve që kanë dhe më pak personave përqark tyre.