Bayern Munichu raportohet se nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes përfundimtare të kroatit Ivan Perisic do të rikthehet në Inter gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.

Bayern Munichu nuk e ka shfrytëzuar mundësinë e blerjes përfundimtare të futbollistit kroat. 30 vjeçari ishte huazuar këtë sezon tek gjiganti bavarez, me të cilin i zhvilloi 30 ndeshje dhe i realizoi 15 gola.

Kampioni gjerman e kishte mundësinë ta blinte lojtarin për 20 milionë euro, por nuk e bëri një gjë të tillë, njofton “Sky Sport”. Mbetet të shihet nëse Interi do ta mbajë ish-futbollistin e Wolfsburgut apo do ta shesë gjatë në javët në vazhdim.