Ditët kur ndiheni të lodhur, të stresuar e të pa dyshim që nuk janë të këndshme për mendjen, por jo vetëm. Lëkura e për më tepër fytyra është sinjali i parë që tregon gjithçka. Nëse keni kaluar një natë pa gjumë fytyra e enjtur e lodhur dhe sytë e nxirë do ta tregojnë përgjatë gjithë ditës lodhjen. Megjithëse ju rekomandojmë që gjithnjë të merrni dozat e duhura të pushimit dhe relaksit, për ditët kur kjo nuk është e mundur dhe juve ju duhet të dukeni bukur, AgroWeb.org ju këshillon dy maska të lehta fytyre. Ato mund t’i përgatisni në shtëpi dhe ti përdorni sa herë që keni nevojë të rigjallëroni portretin. Ndiqini mëposhtë hap pas hapi sipas këshillave tona. Trajtimi me mjaltë dhe banane Kjo maskë është e pasur me vitaminë A nga bananja dhe antioksidantë nga mjalti. Kjo do të thotë më shumë hidratim dhe rigjenerim për fytyrën tuaj të lodhur e te ashpër.
Përbërësit Gjysmë banane 2 lugë gjelle mjaltë Përgatitja Prini bananen në copa të vogla dhe hidheni në një mikser bashkë me mjaltin. Përziejini të dy përbërësit derisa të formohet një pastë kompakte e trashë. Vendoseni atë mbi fytyrë të pastër dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe nisni ditën të freskët.
Trajtimi me vaj ulliri dhe kafe Të gjithë përbërsit e kësaj maske janë të njohur për vetitë e mëdha që kanë mbi fytyrë ndaj j’ua rekomandojmë ta provoni patjetër në shtëpitë tuaja. Kafja është një pastruse e mrekullueshme që largon papastërtitë nga thellësia e lëkurës dhe e lë fytyrën ta pastër e të bardhë. Vaji i ullirit ka veti zbutëse dhe hidratuese, ndërsa mjalti është anti-inflamatori më i mirë i natyrës.
Përbërësit 5 lugë gjelle kafe 1 lugë gjelle mjaltë 1 lugë çaji vaj ulliri Përgatitja Në një enë të thellë përzieni të gjithë përbërësit me njëri tjetrin derisa të formoni pastën e duhur. Më pas vendoseni atë mbi fytyrë dhe qafë të pastër duke e mbajtur për 30 minuta. Kur ta shpëlani fërkoni fytyrën dhe qafën me lëvizje rrethore për rezultate akoma më të dukshme. Shpëlajeni me ujë të freskët dhe do të keni lëkurë që shkëlqen./AgroWeb.org