Marrëveshja e shekullit shuan qirinjtë. Dy vjet të Cristiano Ronaldo te Juventus: ishte 10 korriku 2018, kur kampioni portugez u zyrtarizua si futbollisti i ri i Zonjës së Vjetër. 100 milion euro, plus kontribut trajnimi dhe 12 milion euro bonuse. Një marrëveshje që askush nuk e imagjinonte, as vetë pesë herë fituesi i Topit të Artë.
Bilanci i deritanishëm? 58 gola në 82 ndeshje. Ata që imagjinuan disa vështirësi për CR7 para mbrojtjeve hermetike të Serie A kanë mbetur të zhgënjyer. Gola dhe paraqitje për numrin “7” bardhezi, me rrogë 31 milionë euro në sezon.
Vetëm 13 ndeshje ka munguaar, pavarësisht moshës së tij 35-vjeçare, edhe pse duket sikur kurrë nuk duket se plaket.
Rritja, jo vetëm në fushë. Marrëveshja e shekullit ishte e tillë jo vetëm për atë që Ronaldo mund të japë në terren, por edhe për gjithçka që marka CR7 përfaqëson jashtë.Rritja eksponenciale e bardhezinjve në rrjetet sociale është ndoshta shembulli më emblematik: dy vjet më parë, klubi Torino kishte pak më shumë se 10 milion ndjekës në Instagram. Sot ka shpërthyer në 40 milion, duke u bërë marka më e ndjekur italiane ndonjëherë.
Nga ekipet e futbollit, vetëm Real Madrid dhe Barcelona mundin Juve, por edhe një superfuqi si Manchester United duhet të përkulet para “Zonjës”.Çfarë mungon? Sigurisht, ajo! Liga e Kampionëve. Qëllimet, media sociale, paratë. Ronaldo ka sjellë aq shumë deri më tani. Ardhja e tij dhe ndryshimi teknik nga Allegri te Sarri ka një qëllim kryesor: të fitojë Champions League. Të flasësh për obsesionin, në këtë drejtim, nuk është aspak e tepërt: pas tetë titujve radhazi (po afron i nënti), Andrea Agnelli do kupën me veshë!
Ronaldo ka fituar 5, kërkon të 6-tën për të treguar se ai është fitues dhe se Juventusi bëri mirë që i besoi. CR7 kërkon të barazojë Seedorf, fitues i Ligës së Kampionëve me 3 ekipe të ndryshme.