Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku jepen disa udhëzime për vendosjen, mbajtjen dhe heqjen e maskave mbrojtëse.
Teksa thekson se maska është bërë e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur ministrja Manastirliu i fton qytetarët të ndjekin rregullat.
Ja disa rregulla që duhet të ndiqni për përdorimin e maskës së bërë vet:
Lani duart përpara se të prekni maskën. Vëzhgoni nëse maska është e pastruar. Vendosni maskën duke mos lënën hapësira anash. Mbuloni hundën, gojën dhe mjekrën. Shmangni prekjen e maskës, hundës dhe syve. Pastroni duart para se të hiqni maskën. Hiqeni maskën duke e mbajtur nga lidhëset. Largoni maskën nga fytyra. Lani duart.
Një ditë më parë ministrja Manastriliu deklaroi se qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.
‼️Maska e detyrueshme në ambientet e mbyllura? Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në…
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Mittwoch, 15. Juli 2020