Kjo e dielë do të sjellë mot me kthjellime dhe vranësira. Por sipas Meteoalb, në zonat veriore, veriperëndimore dhe lindore do të sjellë rrebeshe shiu.Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në zonat qendrore – jugore duke lënë me vranësira të shpeshta zonat veriore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.