Opozita dhe mediat që financohen nga ajo, janë aq shumë duke e pompuar opinionin me idenë se Lulzim Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm, sa kanë filluar ta besojnë vërtetë këtë gjë dhe botojnë lloj lloj marrëzirash, si argumente dhe fakte.Madje, sot portal i familjes Berisha-Meta kishte si lajm të fundit, shpalljen e Lulzim Bashës kryeministër.
Çfarë ndodhi? Gazeta Shqip, që sipas portalit të Shkëlzen Berishës dhe që i ka zyrat në pallatin e Ilir Metës, përdoret për qëllimet e veta nga Ben Blushi, kishte hapur një sondazh se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Dhe sipas këtij sondazhi, Lulzim Basha dilte para Ramës.Aq u desh, që Lulzim Basha të shpallej kryeministri i ardhshëm nga portali Shkëlzen Berishës.
“Gazeta Shqip, media që është nën drejtimin e Ben Blushit ka shpallur ditën e sotme Lulzim Bashën kryeministër të Shqipërisë.Në një sondazh të bërë në faqen online të Shqip, Lulzim Basha ka kryesuar gjatë gjithë kohës ndaj Edi Ramës.Sipas rezultateve, 46 për qind e votuesve donin Bashën kryeministër dhe 41 Ramën.Nisur nga ky rezultat, me urdhër të Ramës dhe ndërhyrje të Blushit, është vendosur që të ndërpritet dhe sondazhi”, shkruan portali i financuar nga Shkëlzen Berisha.Problemi është se janë duke e bindur aq shumë veten se do të vinë në pushtet vitin tjetër, sa do të jetë e vështirë të gjejnë një arsye për t’u justifikuar, kur kjo të mos ndodhë.(TemA)