Është mjet i domosdoshëm për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Por shumë njerëz nuk e kanë informacionin e duhur se sit a vendosin maskën. Më poshtë janë disa rregulla se si duhet dhe nuk duhet ta vendosni maskën: MOS e vendosni maskën poshtë hundës tuaj. MOS e lini mjekrrën e ekspozuar. MOS e vendosni maskën tuaj shlirshëm duke lënë hapësira anash. MOS e vendosni maskën ashtu që mbulon vetëm majën e hundës tuaj. MOS e shtyni maskën poshtë mjekrrës që ta leni në qafë. VENDOSNI maskën ashtu që ajo të jetë deri lart afër ‘urës’ së hundës tuaj dhe poshtë mjekrrës. Bëni më të mirën për të shtrënguar lidhëset në mënyrë që maska të jetë e fiksuar në fytyrën tuaj, pa hapësira anash.

Pasi ta keni gjetur pozicionin e duhur për vendosjen e maskës, ndiqni këto rregulla për të qëndruar të sigurt: Lani duart tuaja gjithmonë para dhe pasi ta vendosni maskën. Përdorni lidhëset për ta vendosur dhe për ta tërhequr maskën. Mos e prekni pjesën e përparme të maskës kur e hiqni. Për ata që jetojnë në banesa, vendoseni dhe hiqeni maskën derisa jeni brenda banesës tuaj. Ashensorët dhe shkallët mund të jenë zona me kontaminim të lartë. Lajeni dhe thajeni maskën tuaj çdo ditë dhe mbajeni në një vend të pastër dhe të thatë. Mos harroni, maskat ofrojnë mbrojtje të kufizuar dhe kanë efekt të plotë vetëm kur kombinohen me larjen e vazhdueshme të duarve me ujë dhe sapun dhe distancën sociale.