Edhe pse i infektuar me koronavirus dhe i izoluar në shtëpinë e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të jetë në mbështetje dhe ndihmë të qytetarëve, kryesisht atyre që u dëmtuan nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019.
Ditën e sotme, kryebashkiaku Veliaj ka publikuar një video në ‘Twitter’, që tregon fadromat duke punuar për rindërtimin e banesave të shembura. Sipas Veliajt, tri ditë më parë nisi puna rindërtimin e shtëpisë së Genc Allmuçës, ndërsa sot ekipi ka nisur edhe me shtëpinë e babait të tij, Hamitit.
Mesazhi i Veliajt: Tri ditë më parë nisëm punën për rindërtimin e shtëpisë? së Genc Allmuçës????. Për të mos mbetur pas, sot ekipi ka nisur edhe me shtëpinë e babait?? të tij, Hamitit, në Baldushk. Të dyja familjet do t’i gëzohen shtëpive të tyre të reja në të njëjtën kohë?.