Gjiko, Elita dhe Zëri janë një nga familjet më të bukura në showbiz-in shqiptar, ku dozat e ëmbëlsisë janë me shumicë. Padyshim që lezeti i shtëpisë është Zëri, me të cilin as mami Elita dhe as babi Gjiko nuk ngurrojnë të ndajnë momente të bukura nga përditshmëria e tyre.

Kështu ka bërë së fundmi moderatorja simpatike, e cila duket se po sheh filma vizatimor me të voglin e saj dhe nuk ka rezistuar dot pa e ndarë këtë me ndjekësit.