Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të dëgjojë dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorit të Specializuar në Hagë lidhur me akuzat për krime lu fte. Para nisjes nga Kosova, Thaçi tha se edhe ai si të gjithë bashkëluftëtarët e tij të UÇK-së, do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Dhomave të Specializuara.

Më 24 qershor, Prokurori i Specializuar në Prokurinë e Gjykatës së Hagës bëri publike një aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kreut të kuvendit Kadri Veseli, të paraqitur pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 prill 2020. Në aktakuzën me dhjetë pika, presidenti i Kosovës dhe ish kryeparlamentari, si dhe të tjerë persona akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Më 8 korrik, presidenti Thaçi përmes një deklarate tha se “Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Akuzat e ngritura u bën gjithashtu shkak që të anulohej edhe rifillimi i bisedimeve Kosovë-Serbi më 27 qershor në Ëashington, me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Richard Grenell.