Djali i kryeministrit Edi Rama, Zaho feston sot 6 vjetori dhe urimet për të vogiln vazhdojnë akoma. Kësaj radhe motra e tij e madhe Rea e ka uruar në mënyrën më të ëmbël të mundshme atë duke shpërndarë edhe një foto në rrjetin e saj social.

“Ti je shpirti i shpirtit të universit dhe emri yt është dashuri,“, shkruan Rea Xhillari krahas fotos. Si më i vogli i familjes, Zaho është i rrethuar nga dashuria e vëllait, motrës dhe të prindërve të tij. Kujtojmë se bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda ka ndarë me ndjekësit një foto në rrjetet sociale nga festa në familjes, ku shfaqet me Zahon dhe Edin.