Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka fituar betejën e tij me COVID-19, duke dalë negativ në testin e tij të katërt. Bolsonaro më 7 korrik tha se kishte virusin dhe ditën e mërkurë, në testin e tretë të kryer, rezultoi pozitiv. Por ditën e sotme presidenti brazilian në një postim në facebook ka njoftuar se është shëruar dhe se në testin e katër ka dalë negativ ndaj COVID-19.

Bolsonaro postoi gjithashtu një foto të vetes me një kuti të ilaçit anti-malarie hidroksilklorine, megjithëse shkencërisht nuk është provuar ende se ky ilaç është efektiv ndaj koronavirusit. Brazili është kthyer në një nga epiqendrat e shpërthimit të virusit ku në vend janë regjistruar 85 238 vdekje gjithsej dhe 2 343 366 raste të konfirmuara. Të hënën, dy ministra të tjerë në kabinetin e Presidentit brazilian thanë që kanë testuar pozitivë me COVID-19, ministri i Shtetit, 65-vjeçari Onyx Lorenzoni dhe Milton Ribeiro, ministrin 62-vjeçar i Arsimit.