Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare (DSHQ) ka lidhur që në 30 Janar 2020 një kontratë me kompaninë ‘’Air Albania’’, sa i përket fluturimeve më charter të personaliteteve të larta shtetërore kur është e nevojshme.

Në dokumentin e siguruar, nga Gazeta TemA, vërehet se në kontratën e lidhur që para pandemisë mes DSHQ dhe ‘’Air Albania’’, çmimet janë minimale, pra në kosto.

Në pikën 4,2 të kontratës thuhet qartë se DSHQ si marrës i shërbimit do të paguajë vetëm karburantin, taksën aeroportuale dhe përpunimin në tokë, ndërsa tarifa e shërbimit nuk përfshin fitimin apo kosto të tjera, duke rrëzuar kështu çdo aludim për abuzim.

Nga ana tjetër, ajo që tregon shumë për arsyen e kësaj kontrate është edhe fakti që ajo përkon me muajin kur Shqipëria mori kryesimin e OSBE, pra me muajin Janar, ku udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit kanë qenë të detyrueshme e më të shpeshta.

Kontrata e mëposhtme mes DSHQ dhe ‘’Air Albania’’, tregon se në fakt ‘Air Albania’ nuk përfiton asnjë para fitim për shërbimin, ndërsa autoritetet e larta shqiptare kanë mundësinë që me kosto të ulëta, të levizin shpejt dhe në mënyrë efikase me brandin kuqezi.