Familja Alstafa gëzon sot një shtëpi të re, falë kontributit vullnetar të mbledhur nga të gjithë punonjësit e Shërbimit të Transportit Rrugor.
“Një gjest i bukur solidariteti për të sjellë gëzim pranë familjeve që kanë më shumë nevojë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama, teksa publikoi historinë.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor mblodhi një shumë prej 3.5 milionë lekë, në kuadër të përgjegjësisë sociale, që familja Alstafa prej 6 anëtarësh të gëzojë sot një shtëpi të re.