“Farma Sotira”, në Leskovik përbën një shembull kuptimplotë se si puna e suksesi krijohen nga ambicia e pasioni i njeriut.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ferma është mbështetur nga Skema Kombëtare e mbështetjes përmes AZHBR, për mbarështimin e gjedhëve.
“Respekt! Në aksin ndërmjet Leskovikut dhe Ersekës, midis mrekullisë natyrore, dy bashkëshortët, Jonida dhe Toni, kanë ndërtuar parajsën e tyre me emrin “Farma Sotira”, ku gjenden të gjitha elementët agroturistikë, nga ferma blegtorale, tek gatimi tradicional, shtëpizat e fjetjes prej druri dhe shëtitjet me kuaj në shtigjet pyjore”,- theksoi Rama
Kryeministri Edi Rama bënë të ditur se “vit pas viti, ferma është mbështetur nga Skema Kombëtare e Qeverisë Shqiptare përmes AZHBR, për mbarështimin e gjedhëve, teksa sot ofron jo vetëm një model mbresëlënës të mikpritjes tipike shqiptare, po edhe një shembull kuptimplotë për se si puna e suksesi krijohen nga ambicia e pasioni i njeriut, edhe në fund të botës”.
“Kam rreth 23 kuaj. Nga këto janë 10-12 janë të stërvitur gati për vizitorët. Jam trajner kuajsh. I marr të pamësuar, dhe për dy javë, po qenë me karakterë të mirë për dy javë e bëj gati”,- tha Toni, guidë dhe administrator.
“Paketat janë deri në katërditore. Një ditë shkojmë deri në Leskovik, rreth 30 kilometra. Këtë vit ka pasur goxha kërkesa dhe nga shqiptarët”,- vijoi Toni.
“Një orë e gjysmë udhëtim, 15 euro për të huajt, për shqiptarët 1 500 lekë”,- bëri të ditur ai. “Unë kam dhe 120 lopë që i mbaj për produktin ushqimor të fermës, mishin”,- shtoi ai.
“Më bëhet qejfi që qeveria i ka kthyer sytë nga agrobiznesi. Këtu ka shtigje shumë të bukura. Unë sa herë marr shtigjet edhe pse kam bërë gjithnjë ecje surprizohem”,-u shpreh bashkëshortja e Tonit.