Jemi mësuar ta shohim gjithmonë brune, por si mund të rezistonte Fifi pa bërë një ndryshim në look kur tashmë të gjithë po luajnë me pamjen e tyre?

Videoklipi i ri në bashkëpunim me Young Zerkën do ta sjellë këngëtaren kokëkuqe, siç nuk e kishim parë kurrë më herët. Vetë Fifi ka ndarë në Instagram një foto krah Zerkës dhe në fakt jo vetëm flokët, por shfaqet e veshur me të kuqe nga koka tek këmbët.

Si ju duket me këtë look?

Bashkëpunimi i dyshes do të titullohet “Pa gajle” dhe do të presim edhe tre ditë për ta dëgjuar.