Të gjithë liderët botërorë të të gjitha kombeve duhet të punojnë së bashku për t’u marrë me këtë virus, pasi largimi i SHBA nga organizata jonë nuk është ajo që njerëzimi ka nevojë në këtë moment, deklaroi për BBC-në, David Nabarro, përfaqësues special i OBSH-së.

“Bota po përballet me një krizë serioze shëndetësore dhe kam frikë se do të përkeqësohet shumë në gjashtë muajt e ardhshëm”, shtoi ai.

”Ne kemi ende shumë për të mësuar rreth këtij virusi dhe si përballeni me të dhe duket vërtet e pakëndshme se si vendi më të rëndësishme për sa i përket madhësisë së buxhetit të OBSH-së, ka vendosur të tërhiqet”, tha Nabarro.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka tërhequr zyrtarisht SHBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, të cilën e akuzon për keqmenaxhim të pandemisë së Covid-19.

”Kongresi ka marrë njoftim se presidenti ka hequr zyrtarisht SHBA-në nga OBSH-ja, në mes të një pandemie”, shkroi në Twitter Robert Menendez, anëtari demokrat i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit.

Trump njoftoi, gjithashtu, edhe një ndërprerje të fondeve për organizatën.