Qindra qytetarë nga vende të shumta kanë shkuar në pikën kufitare në Morinë për të pritur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po kthehet në vendin e tij nga Haga pas intervistimit katër ditor që kishte nga Dhomat e Specializuara. Shumica prejt tyre ishin ish-pjesëtarë të UÇK-së, dhe pritën presidentin Thaçi Thaçin me valle, flamuj kombëtarë dhe simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata shprehen se Thaçi do të dalë i pafajshëm sepse lu fta e UÇK-së ka qenë e domosdoshme.

”Me e prit presidentin. Ai është i pafajshëm dhe do të jetë. Jemi krenarë për të. Lu fta jonë ka qenë e domosdoshme. UÇK-ja nuk ka bërë ashtu siç thotë proipaganda ruse dhe serbe. Paraqitja e tij ishte mjaft dinjitoze.” Presidenti Thaçi është intervistuar për katër ditë në Dhomat e Specializuara lidhur me ak uzat që janë drejtuar ndaj tij nga Prokuroria Speciale, ende të pangritura nga Gjykata Speciale.